Sot protestohet kundër Gjykatës Speciale pas denimit të Calit

Sot nga ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajazit” në Prishtinë, Partia Socialdemokrate do të protestojë kundër Gjykatës Speciale, pas vendimit të marrë për Salih Mustafën.

Dje kjo parti bëri të ditur se kanë kryer parapërgatitjen për protestën e sotme. Ata publikuan fotografi ku shihej se në pankarta shkruhej “UÇK”, “Pjeter Shala”, “Salih Mustafa”, “Nasim Haradinaj” etj.

Në përkrahje të protestës ka dal edhe OVL e UÇK-së. Këtë e bëri të ditur u.d. i kryetarit, Faton Klinaku.

Kujtojmë që Salih Mustafa u dënua me 26 vjet për vrasje të paligjshme, ndalim arbitrar dhe torturë.

Lexo edhe:  Besimtarët e Vushtrrisë solidarizohen me Fahri Ademin – mbi 5600 euro ndihmë nga xhematet e xhamive