Sot në Xhaminë Qendërore u përfundua betonimi i pllakës themeltare: Ndërtimi po vazhdon me ritëm të shpejtë
Vazhdon dinamika e punimeve në ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë, e cila do të ketë kapacitet për afër 14 mijë persona.
Sot në kantierin e Xhamisë Qendërore në Prishtinë ka përfunduar betonimi i pllakës themeltare, përcjell Jepi zë.
Pas një zvarritje 10-vjeçare, në qershor të këtij viti, komuna e Prishtinës lëshoi lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit të Xhamisë në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Sipas planeve, xhamia pritet të ndërtohet brenda tri vjetëve nga Konsorciumi i dy kompanive Bashkimi Projekt dhe Trio Construction .