Sot me reshje shiu, nga kjo ditë pritet të përmirësohet moti

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me mundësi për reshje lokale shiu.

Sipas Prishtina Weather, ditëve vijuese në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe diell.

Të shtunën që nga mesdita priten kushte për reshje shiu, vende-vende edhe paksa më intenzive, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.

Nga dita e diel parashihet të ketë më shumë intervale me diell, duke vazhduar edhe ditën e hënë.

Cilësia e ajrit kryesisht do të jetë me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira.

Lexo edhe:  Qeveria ndan 1,8 milionë euro për të blerë autoblinda për Policinë