Sot ‘lufton’ Loriana Kuka, premton maksimumin

Xhudistja Loriana Kuka, është për herën e dytë në Lojërat Olimpike dhe sot do të garojë në kategorinë deri në 68 kilogramë.

Ajo tha se do ta japë maksimumin në tatami.

“Për mua ka qenë gëzim i madh që jam kualifikuar për herën e dytë. Shpresoj që do të shkojë më mirë se herën e fundit. Synimi është ta jap maksimumin, e çkado që ndodh mandej nuk i dihet”, tha ajo.

Skuadra e xhudos e drejtuar nga Toni Kuka dhe Majlinda Kelmendi, kanë arritur që t’i fitojnë dy medalje olimpike në Paris, distria Krasniqi, medaljen e argjendtë dhe Laura Fazliu të bronztën.

Lexo edhe:  “Hajde në zhveshtore” - Punëtorja e butikut në Prizren ngacmohet seksualisht nga klienti, tentoi ta prekë në trup