Sot i jepet lamtumira e fundit personit i cili dyshohet se i dha fund jetës dje në Klinë

Një rast i rëndë ka ndodh dje në fshatin Gjurgjevik të Vogël, në Klinë. Një burrë rreth të 70-ve dyshohet se ka bërë vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti i rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në oborrin e shtëpisë së viktimës.

Siç mësoi Gazeta Sinjali, viktima e këtij rasti është Zef Simonaj, i cili dyshohet se i ka dhënë fund jetës me një armë.

Për këtë kanë shkruar edhe media lokale nga Klina, ku kanë dhënë edhe detaje për ceremoninë e varrimit.

“Varrimi i të ndjerit bëhet me datë 17.08.2024 në orën 15:00 në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël. Homazhet mbahen te shtëpia e të ndjerit duke filluar nga ora 09:00 – 14:00”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  Apeli konstaton se paraburgimi i tre të arrestuarve në aferën e rezervave ishte i kundërligjshëm