Sot i jepet lamtumira e fundit 38-vjeçarit nga Istogu që i dha fund jetës dje
Gazeta Sinjali raportoi ditën e djeshme për një ngjarje të rëndë e cila ndodhi në familjen Zeqiraj në Studenicë të Istogut, ku vdiq tragjikisht një 38-vjeçar, qe dyshohet se ka bërë vetëvrasje.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Bedri Zeqirajn, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.
Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, është konstatuar se i riu ishte pa shenja jete.
Për motive akoma të panjohura, i ndjeri i ka dhënë fund jetës duke u varur në ballkonin e shtëpisë së tij dhe fatkeqësisht nuk arriti të shpëtojë.
Ndërkohë familjarët e të ndjerit kanë dhënë detaje rreth ceremonisë mortore.
I ndjeri do të varroset sot në ora 16:00 tek varrezat e reja në Studenicë.