Sot i jepet lamtumira e fundit 35-vjeçares që vdiq pasi nxorri një dhëmb në një ordinancë në Malishevë

Një rast i rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë private në Malishevë. Për pasojë janë arrestuar dy persona për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor.

Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet sot në ora 18.00 në varrezat e fshatit Ngucat.

“NJOFTIM! Të nderuar bashkfshatarë, miq dhe dashamirë, ju njoftojmë se varrimi i LEONORA SHALA (Gruaja e Faton Binak Shala) bëhet sot datë 23.08.2023 në ora 18.00 në varrezat e fshatit Ngucat. Zoti e shpërbleft me xhenet të ndjerën Ngushëllime familjes Shala!”, thuhet në njoftim.

Gazeta Sinjali ka raportuar ekskluzivisht se është arrestuar mjeku Xhavit Karaxha dhe pronarja e ordinancës, Hanife Karaxha.

Klinika dentare në të cilën viktima shkoi pa ta hequr dhëmbin, raportohet se ishte e regjistruar si ordinancë gjinekologjike.

Ndryshe, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, dhe dyshohen për veprat “Trajtim i pandergjegjsëm mjëkësor” dhe “Ushtrim i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”.

Ajo ka lënë pas katër fëmijë të mitur, një djalë dhe tri vajza.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Çka është elementi kimik që u gjet në ujin e Badovcit?