Sot ditë zie në Kosovë, në nderim të policit të vrarë – heroit Afrim Bunjaku
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shpalli 25 shtatorin ditë zie, në nderim të policit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku.
Rreshteri policor mbeti i vrarë më 24 shtator, pas një sulmi të armatosur në fshatin Banjskë në Zveçan, të banuar me shumicë serbe.
Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme, Policia ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve dhe arrestimin e gjashtë personave të tjerë.
Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar ka thënë se personat e armatosur kanë qenë serbë lokalë të Kosovës.