Sondazhi i UBO: VV 42.6%, LDK 19.8%, PDK 19%
Në RTV Dukagjini është prezantuar sonte sondazhi i “UBO Consulting”, që tregon disponimin e qytetarëve se për kë do të votonin, nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diele.
Sipas këtij sondazhi, 42.6 përqind do të votonin për Lëvizjen Vetëvendosje, 19.8 përqind për Lidhjen Demokratike të Kosovës, 19 përqind për Partinë Demokratike të Kosovës dhe 7.3 përqind për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Krahasuar me sondazhin e realizuar në shtator, VV’ja ka shënuar rritje për mbi 5 përqind, LDK’ja rënie për 2.5 përqind, PDK’ja rënie për 2.7 përqind, derisa AAK’ja një rënie të lehtë.