Sokol Halili kishte shenja jete pasi qëlloi veten, mësohet kur vdiq

Pas vetëvrasjes së tij, trupi i pajetë i Sokol Halilit është dërguar në emergjencën e QKUK-së, në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjinin, Drejtori i Emergjencës, Naser Syla.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka bërë të ditur se Sokol Halili kishte pasur shenja jete, por kishte ndërruar jetë gjatë dërgimit të tij në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

“Mjeku në Emergjencë e ka konstatuar vdekjen e tij. Ai direkt është dërguar për ne Emergjencë pasi kishte shenja jete, duke e dërguar atje ka vdekur”, tha ai.

Halili e ka vrarë veten në shtëpinë e tij me armë zjarri, në fshatin Davidovc të Shtimes, teksa shtëpia ishte e rrethuar nga njësia speciale policore.

Instituti i mjekësisë ligjore ka qenë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka ndodhur vetëvrasja.

Ndërkaq, shtëpia ku ka ndodhur vetëvrasja është duke u inspektuar detajisht nga organet e rendit.

Në lidhje me këtë rast, ka dhënë detaje edhe Policia e Kosovës.

Me gjithë kërkesën e tyre për vetëdorëzim, dorasi nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë.

“Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë, i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes. Lidhur me rastin, janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo edhe:  E habitshme: Nxirret nga rrënojat me cigare në gojë, s’e heq as pas insistimit të shpëtimtarëve