S’ndalen hajnat, vjedhin targat e veturës së 33-vjeçarit në Podujevë – ai kërkon ndihmën e Policisë

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Automjete të ndryshme po vidhen qoftë në parkingje apo hapësira tjera publike, e madje edhe nga oborret e shtëpive, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është denoncuar nga një qytetar në rrugën “19 Qershori” në Podujevë, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Burimet thonë se këtë herë dikush dyshohet se ka vjedhur targat e veturës së viktimës, të cilën ai e kishte parkuar, por kur u kthye nuk i gjeti tabelat.

Pronari i veturës e ka njoftuar menjëherë Policinë, me ç’rast ka dhënë deklaratë, por nuk ka dyshime se kush mund ta ketë kryer vjedhjen.

Si rezultat i denoncimit, për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të së cilit kanë nisur hetimet për identifikimin e personit apo personave të dyshuar.

Lexo edhe:  Policia jep detaje për shpërthimin në një lokal në Ranillugë