Snajperisti gjerman komenton ikjen e terroristëve: Po ecin si në një shëtitje të së dieles
Ish-snajperisti gjermano-amerikan i UÇK-së, Michael Spath, ka komentuar videon e terroristëve serbë duke ikur maleve, pamje që u transmetuan dje nga Associated Press.
Spath ka thënë se në këtë video nuk sheh rezistencë nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Ai thotë se kryengritësit madje po ecin “si në një shëtitje të mëngjesit të së dielës”.
“Më thuaj çfarë dëshiron, unë shoh një goditje plumbi pas kamionit dhe kaq. Ata kryengritës po ecin atje si në një shëtitje në mëngjes të së dielës me gjyshin. Përveç kësaj, ata po lënë pas miliona armë dhe pajisje. Më thuaj përsëri, por diçka nuk është në rregull këtu”, tha ai.