Sllamniku me teori të re: Veshi i trupit të vrarë nuk është i Faton Hajrizit

Konsipracionisti Arianit Sllamniku sot ka qenë i ftuar në “Klan Kosova Today” ku ka folur përsëri për Faton Hajrizin.

Sllamniku i cili po vazhdon të pretendon se Hajrizi është i gjallë, e ka ‘zbuluar’ edhe një detaj të ri.

Ai ka thënë se edhe veshi i djathtë i trupit për të cilin mediat serbe raportuan se është i Hajrizit, nuk është i njëjtë.

Sllamniku përmes një fotoje e bëri këtë krahasim teksa theksoi se Faton Hajrizit i duket veshi krejtësisht ndryshe në intervista televizive.

Lexo edhe:  U dënua për një vrasje që s’e kishte kryer, shpallet i pafajshëm pas 48 vitesh në burg