“Skifterat” paralajmërojnë udhëtim masiv në përkrahje të Gjilanit në finalen e Kupës ndaj Prishtinës
SC Gjilani dhe FC Prishtina do të përballen në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në futboll këtë vit.
Tifozët nga Gjilani, “Skifterat”, janë duke u organizuar masovikisht që ta përkrahin skuadrën e zemrës, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë ditës së sotme tifozët e skuadrës “kuqebardhë” kanë publikuar ftesën ku bëhet thirrje masovike për gjithë qytetarët e Gjilanit që të udhëtojnë drejt Prishtinës.
Gjithashtu mësohet se udhëtimi i tifozëve me autobusë do jetë falas.
Kujtojmë që ndeshja mes SC Gjilanit dhe FC Prishtinës do të zhvillohet më 5 qershor me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.