“S’ki me jetu, ta vraj krejt familjen”, nxehet burri nga Ferizaj pasi gruaja ia kërkoi divorcin

Telashet e mosmarrëveshjet e shumta në një martesë, në të shumtën e rasteve përfundojnë me kërkesën për shkurorëzim. Por kjo jo gjithmonë pritet me mirëkuptim nga të dyja palët, pasi që në shumë raste burrat kërcënojnë gratë të cilat marrin vendim që t’i ndajnë rrugët, raporton Gazeta Sinjali.

Me një situatë të tillë është përballur edhe një grua në Ferizaj, e cila pasi i ka kërkuar bashkëshortit të saj të ndahen, ky i fundit e ka kërcënuar me jetë.

Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, bazuar në dëshminë e viktimës, në bisedë e sipër me të shoqin, ai e kishte kërcënuar se nëse ndahet do e vrasë atë dhe familjen e saj.

E frikësuar dhe e shqetësuar nga fjalët e bashkëshortit, ajo ka arritur që të denoncojë rastin në Polici.

Si rrjedhojë, 33-vjeçari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Lexo edhe:  FSK pasi u raportua se automjetet e saj janë nisur për veri: S’jemi në gjendje lufte, s’është e vërtetë