Skenderaj, telat e rrymës mbysin një lopë

Një tel i rrymës që ka rënë në tokë ka mbytur një lopë, në fshatin “Abri e Poshtme” të Skenderajt.

“Fsh. Abri e Poshtme, 29.09.2022 – 13:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se, si pasojë e kontaktit me një tel të rrymës që kishte rënë në tokë i kishte ngordhur një lopë. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe njësia e KEDS-it të cilët kanë marrë veprimet e nevojshme sipas kompetencës. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo edhe:  Konfirmohet: Qeveria do të ndajë 3 milionë euro për byzylykë, do t'u vendosen burrave të dyshuar për dhunë ndaj grave