Skenderaj, pronarët e bizneseve: Jemi në dorë të Zotit, nuk e dimë se s’i do t’i mbajmë familjet

Si pasojë e përmbytjeve, pronarët e shumë bizneseve të dëmtuara në Komunën e Skënderajt, kanë rënë në hallë, se si do të mbajnë familjet tash e tutje.

Ata thonë se vërshimet u kanë dëmtuar pothuajse të gjitha paisjet e punës, të cilat do ta kenë të vështirë që t’i sigurojnë nga gjepi i tyre. Ndërsa, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu tha se kjo komunë tani ka nevojë për më shumë vëmendje institucionale.

Veturat që ishin bllokuar, tashmë i kanë larguar.

Ndërsa, gjendja është më e qetë se që ishte dy netë më parë.

Mirëpo, të dëmtuara mbetën shumë biznese në komunën e Skënderajt, pronarët e të cilave po shpresojnë se u ka shpëtuar ndonjë paisje.

Ata thonë se me to mbanin familjen, ndërsa tani nuk dinë se s’i do t’ia dalin.

Ndërsa, duke e parë gjendjen e rënduar në këtë komunë, organizata humanitare vizituan nga afër banorët, të cilëve edhe u dolën në ndihmë.

Për gjendjen në këtë komunë, foli edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e cila tha se Skënderaj tani ka nevojë për më shumë vëmendje institucionale.

Nga komuna e Skënderajt kanë thënë se dëmet e shkaktuara nga vërshimet kapin vlerën e miliona eurove.

Ndërsa, ekipet e kësaj komune edhe më tej janë duke intervenuar për të krijuar  alternativa për qarkullimin e qytetarëve.

Lexo edhe:  Bilanc tragjik: Për pesë ditë, katër të vdekur e dhjetëra të lënduar në aksidente trafiku