Lirohet për qarkullim tuneli afër liqenit të Ujmanit

Tuneli afër Liqenit të Ujmanit është liruar për qarkullim.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kanë hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kanë arritur që ta lirojmë për qarkullim.

Postimi i plotë:

Bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kemi hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kemi arritur që ta lirojmë për qarkullim.

Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shqyrtojmë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejmë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve të tilla, potencialisht të funksionalizojmë bypaset e rrugëve ekzistuese dhe po ashtu ndërtimin e rrugëve të reja

Lexo edhe:  “Veç në hifshit kah jeni dalë”/ Burri në Prishtinë kërcënon të dashurën dhe familjen e saj