Skenderaj në luftë me zjarret, zjarrfikësit në teren për fikjen e tyre
Pas temperaturave mjaft të larta zjarre të shumta në male e fusha kanë përfshirë Komunën e Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Prandaj edhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në terren duke u përballur me fikjen e tyre.
“Pas ngritjes temperaturave zjarret malore-fushore perfshin edhe komunen e Skenderajit,Zjarrfikësit gjinden ne teren në lokalizim te zjarrit”, thuhet në njoftimin e Organizatës Vullnetare Zjarrfikësit dhe të Shpëtimit.
E lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe Komuna e Skenderajt e cila po dyshon se zjarret mund të jenë të qëllimshme, prandaj edhe ka kërkuar kujdes më të madh nga qytetarët e kësaj ane.
