Haradinaj drejtuar Kurtit: Mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, je duke e fundosur suksesin e Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka drejtuar kryeministrit Kurti lidhur me vendimet për veriun e Kosovës.

“Mos e bëj më një hap pa amerikanë, mos e bëj më asnjë hap pa amerikanë, nuk je duke e fundosur vetëm vetën, VV-në por je duke e fundosur suksesin e Kosovës, interesin e Kosovës, të arriturat e saj”, ka thënë Haradinaj.

Tutje shtoi se veprimet e kryeministrit Kurti tri herë radhazi janë në shpërputhje me obligimet që dalin në palë të sigurisë.

Sepse çdo veprim që ka fillluar të ndodh atje (veri) po ka konotacion ‘perniherë’ të sigurisë. Tani nuk mundet as Amerika e as NATO që e kanë bombard Millosheviqin kur ka shkelë të drejta të qytetarëve të Kosovës me ta aprovu ty shkeljen e drejtave të të tjerëve”, ka thënë Haradinaj.

“Unë nuk po them shkeljen e të drejtave të bandave, sepse bandat duhet të dërgohen në burg, dhe në burg e kanë vendin të gjithë ata huliganë”, ka thënë tutje ai.RTV Dukagjini

 

 

Lexo edhe:  20 plumba në mes të Prishtinës, Policia kap 2 persona