Skandaloze: Terroristi i vrarë në Banjskë përcillet në varreza si hero

Një prej terroristëve serbë të vrarë në Banjskë nga Policia e Kosovës është pritur me ceremoni në Kralevo.

Në pamjet e publikuara, Stefan Nedeljkoviç është përcjellë në varrezë si hero, ndërsa trupi i tij prehet në panteonin e luftëtarëve, çka dëshmon se lidhja mes ngjarjes së 24 shtatorit dhe Beogradit është evidente.

Kujtojmë se në orët e para të të dielës së 24 shtatorit, një grup terroristësh serbë sulmuan Policinë e Kosovës, ku u vra në krye të detyrës efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë. Pas ngjarjes së rëndë, Forcat Speciale të Policisë së Kosovës rrethuan manastirin e Banjskës dhe nga përplasja me armë zjarri u ekzekutuan tre terroristët Stefan Nedeljković, Igor Milenkvić, Bojan Mijailović.

Lexo edhe:  Lajm i mirë për policët: Supremja u jep të drejtë atyre për pagën e 13-të, po ashtu për pagën jubilare