Skandaloze: Shkolla “Ali Kelmendi” në Vushtrri deshi t’i dërgonte nxënësit në kishë pa njohurinë e prindërve

Shkollat kosovare shpeshherë janë vende të skandaleve nga më të ndryshmet.

Rasti i radhës ka ndodhur në shkollën fillore “Ali Kelmendi” në Vushtrri.

Shkolla në fjalë, tentoi në mënyrë “tinzare” t’i dërgonte fëmijët parashkollorë në kishën protestante “Fjala e Zotit” në Vushtrri, shkruan Jepi zë.

Kështu kanë treguar disa prindër për “Jepi zë”, të cilët u shprehën se gjithçka tentohej të ndodhte pa dijeninë e tyre.

“Jepi zë” ka siguruar edhe bisedat e prindërve në grupe në rrjete sociale, ku njëri nga prindërit tregon se ka pyetur mësuesen se ku po planifikonin t’i dërgojnë fëmijët, mirëpo i njejti nuk ka marrë përgjigje.

Prindërit gjithashtu kanë pretendime se shkolla “Ali Kelmendi” ka edhe një “marrëveshje të fshehtë” me këtë kishë.

”Sipas Kushtetutes se Republikes se Kosoves shkollat jane institucione laike dhe nje marreveshje e fshefte si kjo mes shkolles “Ali Kelmendi” dhe kishes protestante “Fjala e Zotit” shkel dhe abuzon me Kushtetuten e Republikes se Kosoves ne radhe te pare pastaj me femijet e vegjel te cilet tentohet te dergohen tinezisht ne kishe! Thjesht Shkolla “Ali Kelmendi”ne kete rast eshte shendrru ne misionarizem protestant!”, tha njëri nga prindërit për “Jepi zë”.

 

Lexo edhe:  Po ia kërkojnë të gjithë ndërkombëtarët, por Kurti thotë JO për Asociacionin