Skandaloze: Rita Ora që është ambasadore e Kosovës, e vendos flamurin e Serbisë në trup dhe këndon në koncert në Hungari

Ylli i muzikës Rita Ora ka interpretuar në Hungari të shtunën mbrëma në Festivalin e të Rinjve në Szeged.

Në këtë Festival kanë interpretuar disa yje me renome botërore.

Por, Rita Orës gjatë interpretimit iu hodh nga adhuruesit një flamur i Serbisë.

Këngëtarja shqiptare në vend se ta largonte flamurin, e mori atë dhe e vendosi madje në krah. Ky gjest i Rita Orës ka ngjallë reagime të shumta në rrjete sociale.

Këngëtarja nuk ka reaguar ende në lidhje me rastin.

Lexo edhe:  "Ai është i fjetur me barna dhe krejtësisht i varur nga aparati i frymëmarrjes", shefi i Intensivës flet për gjendjen e 20 vjeçarit që u aksidentu në Gjakovë