Skandaloze: Në Kuvendin e Shqipërisë përmbysen karriget e deputetëve në mes të sallës
Opozita ka bllokuar edhe sot zhvillimin normal të seancës plenare në Kuvendin e Shqipërisë ashtu siç kishte paralajmëruar.
Para nisjes së seancës plenare të ditës së sotme, opozita ka hyrë në sallë duke ndërmarrë hapin e radhës së aksionit të tyre.
Ata kanë hequr karriget e deputetëve socialistë dhe i kanë përmbysur në mes të sallës.
Mësohet se Garda ka ndërhyrë duke u vendosur në vendin e foltores
Raportohet se mes punonjësve të Gardës dhe deputetëve të opozitës ka pasur përplasje në momentin kur këta të fundit kanë nisur të rrëzojnë karriget pranë foltores.
Nga Parlamenti, ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se Edi Rama ka planifikuar të përdorë dhe ushtrinë si në 1990, por asgjë nuk e shpëton.
“Edi Rama, pasi e pa që opozita nuk do të jetë më, nuk do të mund të manipulohet më, do të mbrojë të drejtat e saj, ka shpalosur këtë strategji me të cilën e thellon vendin çdo ditë në krizë.
Por i them këtu, nuk ka forcë në botë, ju e dëgjuat besoj, që kanë planifikuar të përdorin edhe ushtrinë, njëlloj me skenarin e vitit 1990-91.
Le të përdorë ç’të dojë, por asgjë nuk e shpëton atë nga revolta, nga revolta e popullit opozitar për kushtetutën dhe të drejtat e tij”, tha Berisha