Skandaloze: Fabrika “Buquku” tentoi të helmonte qytetarët, mishin e prishur deshi ta përpunojë për virshlle e suxhuk
Fabrika e mishit “Buquku” në Pejë, është kapur në flagrancë duke tentuar që ta bëjë një veprim që do të rrezikonte konsumatorët.
Burime të “Jepi zë” marrin vesh që sot inspetorët e AVUK-t kanë asgjësuar mbi 1500 kg mish që i kishte skaduar skaduar nëpër markete dhe lokale të vogla.
Sipas këtyre burimeve, pronari kishte planifikuar ta fuste sërish në treg duke e ripërpunuar dhe të prodhonte suxhuk, virshlle e produkte të tjera.
Falë reagimit të inspektorëve sanitarë Baki Hajrizi, Afrim Bajrami e Fatos Haziri, kjo tentativë e rrezikshme u ndalua, ndërsa ndaj pronarit priten të merren masa.
“Jepi zë” ka siguruar edhe pamjet e momentit kur u kap mishi i prishur dhe kur hudhet në mbeturina.
Kujtojmë që kohë më parë “Jepi zë” kishte zbuluar një skandal tjetër të mishit të prishur që po shitej në dy markete.