Skandaloze: Babai raporton të jetë sulmuar nga djali dhe nipi i tij

Më 8 qershor, në Rahovec raportohet të ketë ndodhur një rast i dhunës në familje.

 

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, thuhet se një mashkull ka raportuar të jetë sulmuar nga djali dhe nipi i tij.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas janë liruar.

“Është iniciuar rasti nën dyshimin se viktima mashkull kosovar është sulmuar nga djali dhe nipi i tij. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Policia.

Lexo edhe:  Jasharaj e mohon se janë tërhequr nga 100 eurot: S’jemi afër marrëveshjes, kryeministri po bën humor duke më bullizuar