Skandalizon anëtarja e Bordit të RTK-së, bën thirrje të bojkotohet bregdeti shqiptar

Anëtarja e Bordit të Radio Televizionit të Kosovës, Albulena Mehmeti, ka bërë thirrje që qytetarët e Kosovës të bojkotojnë bregdetin shqiptar sivjet, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Mehmeti këtë thirrje e ka bërë pas anulimit të mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive shqiptare nga kryeministri, Edi Rama, e cila ishte paraparë të mbahej dje në Gjakovë.

“Vetëdijësimi i shqiptarëve në Kosovë duhet të ngrihet duke e bojkotuar rivierën e Shqipërisë për këtë vit. P.s 13 marrëveshjet e pezulluara ishin për qytetarët jo vetëm për KM. Të bashkuar jemi më të fuqishëm”, shkroi ajo.

Lexo edhe:  Një ndër luftëtaret e para të UÇK-së, Shqipe Krasniqi ka nevojë për ndihmë për t’iu nënshtruar një operacioni urgjent në Itali