Skandal: Zyrtari i Arsimit në Prizren i përfshirë në aferë me një shqiptare, akuzohet për dhunë, shantazh e vjedhje

Zyrtari i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prizrenit, Elbasan Shoshaj, është përfshirë në një aferë me një 60-vjeçare shqiptare, emigrante në Itali. Shoshaj po akuzohet se e ka shantazhuar viktimën me të cilën ka pasur lidhje dashurie. Rrëfimi i saj zbulon raportin e tyre, që nisi si ‘dashuri e çmendur’ dhe përfundoi me dhunë, vjedhje e shantazh.

Gruaja që krijoi lidhje dashurie me Shoshajn ka deklaruar në një emision se është takuar tri herë me të, pasi kishin komunikuar përmes rrjeteve sociale për rreth 1 vjet.

Në takimet e tyre, ajo ka rrëfyer se i ndodhi ajo që nuk e priste, për çka kishte kërkuar edhe ndihmën e Policisë në Shqipëri, por që nuk kishte arritur ta ndiqte penalisht pasi u kthye në Itali.

60-vjeçarja ka treguar se si e la burrin dhe më pas u martua me një të moshuar italian, por që pas një kohe u njoftua me Shoshajn.

Ajo e akuzon atë se ia vodhi paratë kur u takuan, e madje ia ka shpërndarë të gjitha fotografitë që ia kishte dërguar, por edhe e ka filmuar nudo.

Takimi i parë mes tyre ishte zhvilluar në Shqipëri, ku kishin qëndruar bashkë në një hotel në Tiranë, por para se ajo të kthehej për në Itali, thotë se u përballë edhe me dhunë.

“Në gusht shkova në Shqipëri dhe thash ta takoj, ta njoh. Atje ndodhi gjithçka. Ky ishte i çmendur pas meje. Pas një viti e realizuam takimin e parë. Nuk e njihja si njeri. Qëndruam bashkë në hotel, në Tiranë.  Javën e fundit që do të ikja unë, më vodhi lekët, mi shkatërroi valixhet, mi preu rrobat, pantallonat e shkurtra. M’i mori të gjitha dhe iku në Prizren. Më pas erdhi prapë. Më nxiu, më dhunoi sepse donte të flinte në dhomë me mua. Ma mori telefonin, iku në Prizren. Më ka bërë foto lakuriq, në dush, jam duke u çmendur. Fotot e mija m’i mori dhe i shpërndau. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2023.”

Lexo edhe:  Pronari i “Orenda" tregon çfarë i tha Aurona Pelaj një ditë para publikimit të videos

Gruaja në fjalë e kishte denoncuar rastin në Policinë në Shqipëri, por ka deklaruar se nuk ka arritur që të merret me rastin pasi shkoi sërish në shtetin italian.

Megjithatë, ajo rrëfen tutje se kishte vendosur që të shkonte pas një kohe në Prizren, ku ka thënë se qëndroi për disa ditë.

“E mora Policinë, por kisha një javë kohë që të kthehem. E lash dhe erdha në Itali. Por ai vazhdoi. Shkova më pas në Prizren dhe nejta 4-5 ditë, e mora telefonin dhe disa gjëra. I kisha 900 euro dhe m’i mori që t’i mbante ai. Shumë keq u soll me mua. Isha e dashuruar edhe unë…Tre herë jemi takuar. Më ka shkatërruar, filmuar në dhomë, nudo… dhe i ka shpërndarë kudo. Ai është një njëri i çmendur…”.