Skandal edhe në Mal të Zi: Tifozët brohorasin “Kosova është Serbi” në ndeshjen e hendbollit

Një ndeshje kaotike hendbolli është luajtur në kampionatin malazez mes Lovcenit dhe Beranës në Beranë. Lovcen nga Cetinja fitoi 26:22, por ndeshja u luajt me vështirësi deri në fund për shkak të incidenteve të shumta në tribuna.Tifozët vendas dërguan mesazhe të forta pro-serbe, e thirrje skandaloze raciste si “Kosova është Serbi”, përcjell GazetaBlic Sport.

Në videon e publikuar nga CG Sport, shihet dhe dëgjohet brohoritja nga tifozët.Ndeshja u ndërpre tre herë për shkak të mjeteve piroteknike.

Lexo edhe:  “Dil ma shpejt se s’kom vakt”/ Shoferi ‘kapadai’ i Trafikut Urban kapet me udhëtaren me fëmijë në karrocë