S’ka rrymë: Edhe një mërgimtar lë në gjysmë pushimet në Kosovë, kthehet në Evropë

Mungesa e rrymës elektrike tash e sa ditë është shndërruar në njërin nga problemet madhore të familjeve kosovare.
Nuk ka qytet që nuk po përballet me të njëjtin, e madje edhe me orë të tëra.

Por, më sfiduese është kur me këtë problem përballen mërgimtarët. Ata që pushimet për këtë kohë i kanë ndarë tash e sa muaj.

Duke qenë se jashtë vendit nuk iu bie të kenë “telashe” të tilla për gjëra bazike, në rastin më të keq të mundshëm ata po e lënë edhe pushimin në gjysmë.

E ky më poshtë në foto nuk është i pari mërgimtarë që këtu nuk po e pret me familjen as natën e ndërrimit të motive.

Komenti i babait të tij mbi foton tingëllon goxha shqetësues e i dhimbshëm, e kritikat ndaj Qeverisë nuk janë kursyer fare.

Lexo edhe:  Nga sot ndreqet moti, këto janë temperaturat