S’ka qizme ushtarake për të gjithë, rekrutët e rinj të FSK-së fillojnë trajnimin me atlete
Qeveria Kurti në vazhdimësi është mburrur për investimet në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), por faktet e dëshmojnë të kundërt.
Pas skandalit me ushqim, Ministria e Mbrojtjes ka lënë ushtarët e FSK-së pa mbathje ushtarake.
Në faqen zyrtare të FSK-së në “Facebook” është njoftuar se të hënën kanë filluar trajnimin 354 rekrutë të rinj.
Ajo që bie në sy në fotografitë e publikuara nga FSK-ja shihen disa ushtarë të rinj, ku në vend të mbathjeve ushtarake kanë atlete.