S’ka prova: Lirohet i arrestuari i tretë për grabitjen në Suharekë

Është liruar në procedurë të rregullt i arrestuari i tretë i dyshuar si përfshirë në rastin e grabitjes në një argjendari në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar prokuroja e rastit, Ervehe Gashi.

Ajo tha se nuk ka pasur prova të mjaftueshme që ndaj tij të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

I dyshuari i tretë ishte arrestuar të dielën.

Ndërkaq, për dy të arrestuarit e tjerë në këtë rast Gjykata Themelore e Prizrenit ka marrë vendim që t’ua shqiptojë masën e paraburgimit me kohëzgjatje prej 30 ditësh. Duke llogaritur nga data e arrestimit më 25 nëntor.

Lexo edhe:  “Punova 6 muaj edhe pse me kimioterapi, e s'kam rrogë”, gazetarja e RTK-së i shkruan Kurtit: Si ka mundësi që ti paguhesh për mos punë