S’ka paga: Minatorët e Trepçës hynë sërish në grevë

Minatorët kosovarë janë kategoria që çdo ditë po përballet me një problem të ri.

“Jepi zë” muaj më parë raportoi se minatorët ende nuk i kishin marrë pagat ndërsa sërish ky problem po përsëritet

Një minator ka folur për “Jepi zë” duke treguar se ata janë gjendje të vështirë financiare nga mungesa e marrjes së pagave ndërsa ka treguar se në minierë nuk ështé duke u punuar duke dërguar edhe foto.


Burime të “Jepi zë” brenda ndërmarrjes kanë treguar se ndërmarrja ka vështërsi në sigurimin e mjeteve financiare, pasi po mungon shitja.

Duhet theksuar që ndërmarrja Trepça po përballet me një krizë financiare dhe menaxheriale, ku së fundmi janë larguar anëtarët e Bordit për tu zavendësuar me të rinj ndërsa Qeveria e Kosovës në programin e tyre i kishin dhënë prioritet gjigantit xehetaro-metalurgjik./ Jepi zë

Lexo edhe:  Plas sherri në Mitrovicë: Pesë persona të arrestuar, konfiskohen tri armë zjarri