“S’je burrë, je kalama, bërtet nëpër shtëpi si budalla” – Debat i ashpër mes Eglit dhe Gjestit
Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit, pas rikthimit të saj në shtëpi, ka kaluar përmes një sërë ngjarjesh të tensionuara, përfshirë edhe momente të qeshura, por edhe përplasje të forta.
Në një video të publikuar nga Big Brother VIP Albania, dyshja u përfshinë në një debat të ashpër.
Egli nuk ngurroi të akuzonte Gjestin se nuk kishte pasur një bisedë të sinqertë me të, që nga rikthimi i saj.
Ajo i tha: “Ti nuk ke ardhur akoma të bësh një bisedë me mua.”
Gjesti i irrituar iu përgjigj: A po më lë rehat?
Biseda mes tyre:
Egli: Jo, nuk të lë, për këto hipokrizi nuk të lë rehat.
Gjesti: Mos më ndiq.
Egli: Ti s’ke ardhur akoma të bësh një bisedë me mua.
Gjesti: S’dua ta bëj, s’e meriton.
Egli: S’ke ardhur të bësh një bisedë, se kaq i papjekur je, je kalama, bërtit nëpër shtëpi si budalla. Hajde dhe ziju, bëj sherr ti me mua. Se atë bisedën e qetë s’e bëre kurrë, se s’je burrë ta bësh.
Gjesti: Kujt po ia thua budalla?
Danja: Ti i ke thënë psikopate.
Egli: Ty po të them, ti më ke ofenduar mua, duke ulëritur me gishta në vesh, duke ofenduar.
Gjesti: A s’do të të lë të qetë?
Egli: Nuk ke ardhur të bësh një bisedë, por vetëm e ke shtyrë, e ke shtyrë për të dalë ti i mirë.