Sindikata e Policisë së Kosovës: Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është e mirë

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës Sindikale të DRP Mitrovicës së Jugut Avni Tahiri, ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere ku u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë.

Zeqiri gjatë vizitës së tij ka takuar po ashtu edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha me stafin e tij menaxhues, Ministrin e MPB-së Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët e tij, Drejtoreshën e DRP-së të Mitrovicës së Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci, zëvendës Drejtorin e DRP-së të Mitrovicës së Veriut, nënkolonel Veton Elshani dhe komandatin e NJSO-së, major Amir Gërguri.

Gjatë këtij takimi kryetari i Sindikatës u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar, një ditë më parë, është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se Zeqiri u informua se gjendja në veri sot është e qetë dhe pa asnjë incident.

“Policia e Kosovës është duke i kryer detyrat e tyre me profesionalizëm të lartë sipas autorizimeve ligjire dhe kushtetuese. Sa u përket kushteve u tha se policia janë të kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme logjistike për kryerjen e detyrave zyrtare”, bëhet e ditur në njoftim.

Lexo edhe:  Shtrenjëtohet edhe bureku në Prishtinë nga sot!