“Si t’i bindni prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri” – flet imami i xhamisë në Prishtinë prej ku fëmijët u detyruan të shkruajnë ese kundër festës
Ditën e fundit të vitit 2023 në xhaminë Mati 1 në Prishtinë është mbajtur një aktivitet, ku nxënësit e kësaj xhamie kanë pasur për detyrë të vënë në letër ide me temën “Si t’i bindin prindërit të mos e festojnë Vitin e Ri”.
Ky aktivitet ka ngjallur reagime negative në shoqëri.
Imami i kësaj xhamie, Fadil Musliu ka thënë për Insajderin se ky aktivitet nuk ka dalur prej kornizave të cilat i parasheh feja.
“Kjo nuk ka dalë asgjë prej atyre kornizave të cilat i parasheh feja ne nuk mund të bëhemi ata që nuk jemi, fëmijët po keqpërdoren në fushata elektorale po përdoren prej grupeve të caktuara e këtu nuk keqpërdoren vetëm mësohen sipas fesë”, ka thënë Musliu.
Më tutje ai ka thënë se fëmijët që shkojnë në xhami janë të besimtarëve mysliman.
“Fëmijët kanë ardh me vullnet edhe me dëshirë e kanë ditë edhe prindërit përafërsisht edhe atë projektin që e zhvillon mësuesja”, është shprehur Musliu.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim: