Gjykata refuzon kërkesën për paraburgim ndaj xhudistit Akil Gjakova

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim për kërkesën e Prokurorisë lidhur me caktimin e masës së paraburgimit ndaj xhudistit kosovar, Akil Gjakova, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se Gjykata ka refuzuar kërkesën për paraburgim ndaj kampionit Gjakova si të pabazuar dhe ka vendosur të caktojë një masë alternative.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas seancës dëgjimore të mbajtur dje, ka nxjerrë aktvendim që ndaj Gjakovës të caktohet masa e ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Ndryshe, xhudisti Gjakova, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për dhunë në familje pas denoncimit të gruas së tij, me të cilën janë në proces divorci, nuk ka të kaluar kriminale dhe i njëjti nuk është recidivist i asnjë vepre penale, siç u raportua dje në media.

Lexo edhe:  Kush hyn nesër në Big Brother? Njihuni me konkurrenten e re