Si ndodhi aksidenti ku dy persona nga Podujeva vdiqën në Gjermani, flasin familjarët

Heshtja kaploi familjen Seta, pasi i biri i tyre Admiri 40 vjeçar dhe familjari i gruas së tij Leutrim Hyseni, 31 vjeçar vdiqën të premten mbrëma kur u goditën nga treni.

Familjarët e ngushtë që gjenden në WeisBaden të Gjermanisë, nuk kanë shumë informacion për rastin, por besojnë se në çastin kritik, dyshja po truponin rrugën gjatë kthimit për në shtëpi.

I ndjeri Seta, për pak ditë do riniste edhe angazhimin në klubin shqiptar të futbollit Albania.

Babai i 3 vajzave e 1 djali, lindi në kurbet përveç atdhetar i dalluar, njihej edhe si njeri human.

Një nismë të tillë, e kishin marrë edhe shokët e klubit, për t`i dalë në ndihmë familjes.

Lexo edhe:  Edhe ‘Viva Fresh’ në Pejë cak i hajnave, vjedhin 9 mijë euro para cash dhe cigare