Shtyhet seanca fillestare ndaj të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt

Seanca fillestare për vrasjen e Liridona Ademajt është shtyrë për 31 janar, pasi ekipet mbrojtëse thanë se nuk kanë pranuar shkresat e lëndës dhe nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance sot.

Gjykatësja i paralajmëroi avokatët që në këtë datë të re të jenë të përgatitur.

Në seancë të pranishëm ishin Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Para nisjes së seancës së sotme – që u shty nga gjykatësja e rastit – familja e Liridonës tha se beson në drejtësi dhe shpreson që gjykimi të jetë “efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Prishtinë.

Lexo edhe:  Skenderaj: Zhduket një grua së bashku me foshnjën e saj gjashtë muajshe