Shtrihet dora e pajtimit ndërmjet familjes Lladrovci dhe Mjekiqi pas rastit tragjik që ndodhi dje!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se pas varrimit të veteranit të UÇK-së, Selver Lladrovci, i cili humbi jetën në aksident automobilistik që ka ndodhur dje në Dobroshec, janë pajtuar dy familjet.
Pajtimi e lehtësoi dhimbjen për dyja palët. Respekt për Fitim Lladrovcin dhe të gjithë ata që pajtojnë, ka shkruar Lladrovci.
Postimi në rrjetin social i Ramiz Lladrovcit:
Familja e veteranit të UÇK-së, Selver Lladrovci u pajtua me familjen që shkaktoi aksidentin tragjik.
Pas varrimit të Selverit, familja Lladrovci ia shtriu dorën e pajtimit familjes Mjekiqi.
Pajtimi e lehtësoi dhimbjen për dyja palët. Respekt për Fitim Lladrovcin dhe të gjithë ata që pajtojnë!