Shteti tregon “dhëmbët”, rrënohet me bager një shtëpi në Gjilan
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se sot është bërë rrënimi i një objekti i cili ka qenë i ndërtuar në pronën e menaxhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Njoftimi për rrënimin i këtij objekti është bërë i ditur në faqen zyrtare të Komunës së Gjilanit në “Facebook”.
“Është ekzekutuar rrënimi i ndërtimit i cili ka qenë i ndërtuar në pronë të AKP-së”, thuhet në njoftim.