Shtëpia u përfshi nga flakët, flet Mihrije Braha: Faji ishte i imi

Disa ditë më parë Mihrije Brahas dhe Naimit i është djegur kati i dytë i shtëpisë së tyre në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur më 10 maj, por lajmi është bërë publik vetëm së fundmi.

Brenda në shtëpi ndodhej djali dhe nusja e tij, ku fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjëri. Në një lidhje direkte me emisionin “Shqipëria Live”, Mihrija ka treguar se si ka ndodhur ky incident.

Mihrija ka konfirmuar se shkak ka qenë një defekt elektrik, një zgjatues elektrik ka marrë flakë. Këngëtarja shtoi se ka qenë faji i saj, pasi ishte ajo që e ka vendosur zgjatuesen.

Artistja u shpreh se para se të niste xhirimet e emisionit ka pasur një krizë që nuk e kishte pasur kurrë më parë. Ndërsa lajmin e ka marrë vesh pas programit dhe janë nisur menjëherë për Prishtinë.

Lexo edhe:  Doli me urgjencë nga Big Brother për t’i qëndruar pranë, Valbona Mema humb personin e dashur