Shtëpia e pronarit të fabrikës “Minex” në Ferizaj cak i hajnave, ia vjedhin sefin me 85 mijë euro

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa e shtëpi, duke shkaktuar humbje, por edhe pasiguri. Raste të tilla jo rrallëherë ndodhin edhe në pronat e biznesmenëve kosovarë, në të cilat ata arrijnë të depërtojnë me qëllimin për të kapur para apo gjësende me vlerë, raporton Gazeta Sinjali.

Cak i hajnave të dielën ishte edhe shtëpia e pronarit të fabrikës “Minex” në Ferizaj, Qendrim Imerit, të cilit hajant ia vodhën një shumë të majme parash.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se Imeri, ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka raportuar vjedhjen e sefit në të cilin kishte hiç në pak se 85 mijë euro para të gatshme.

Sips informacioneve të para, hajnat ia kanë mësyrë shtëpisë së Imeri, rreth orës 22:00, ku ‘avulluan’ sefin me para dhe për të mos mbaruar me kaq, dyshohet se morën edhe afi në vlerë të mijëa eurove.

Bazuar në dëshminë e viktimës, të dyshuarit ia kanë vjedhur edhe diaa dokumente që lidhen me objektet e fabrikës në të cilën ai është pronar.

Të njëjtat burime thonë se hajnat kanë depërtuar brenda shtëpisë me forcë, duke demoluar gjithçka, derisa arritën ta bënin shtëpinë qyl.

Posa rasti u raportua, njësitë policore kanë kryer në vendin e ngjarjes të gjitha ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe çojnë në identifikimin e personave të dyshuar.

Për korrektësi, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë edhe një prononcim nga pronari, por askush nuk është përgjigjur në numrin kontaktues të fabrikës.

Ndërkohë, rasti është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Ferizaj dhe është bërë e ditur sse rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, teksa kanë nisur hetimet.

Lexo edhe:  “Ta fus plumbin n’kry”/ Mërgimtari ia bllokon hyrjen e shtëpisë dhe e kërcënon suharekasin nga kolona e dasmës

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se personi/a të panjohur me përdorim force kishin depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur një kasafortë  me para, disa dokumente si dhe stoli ari. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.“