Shtëpi dhe vila qindra mijëra euroshe, Ramush Haradinajt merr pagë edhe si invalid i luftës

Edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë kundër Korrupsionit.

Sipas dokumentit të publikuar nga AKK-ja, i pari i AAK-së ka tri shtëpi në emër të tij, një tokë, një truall, një shtëpi tjetër dhe një vilë të përbashkët.

Mes kësaj pasurie qindra mijëra euroshe, ku bëjnë pjesë shtëpitë, vila dhe tokat ish-kryeministri Haradinaj ka të deklaruar edhe të ardhurat vjetore si invalid i luftës.

Gjithashtu ai vozit Cadillac, që ka vlerë prej 19 mijë euro.

Lexo edhe:  Konfiskohen disa vetura nga garazhi i pronës së familjes Radoiçiq