Shqipëria goditet nga një termet tjetër

Një tjetër lëkundje tërmeti është regjistruar pasditen e së dielës në Elbasan.

Pas lëkundjes së parë, e cila sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, ishte me magnitudë 3,9 rihter dhe epiqendër rreth 9 kilometra në jugperëndim të Elbasanit, një tjetër tërmet më i lehtë, me magnitudë 3 të shkallës rihter është regjistruar me të njëjtën epiqendër.

Pavarësisht magnitudës relativisht të ulët, qytetarët janë shprehur se lëkundjet kanë qenë të forta, por fatmirësisht nuk kanë zgjatur shumë.

Kujtojmë që edhe gjatë ditës ka pasur lëkundje tërmeti ne Shqipëri

Lexo edhe:  Rrëfehet babai i Naim Murselit: S’kemi besë, fëmijët mbrëmë kërkuan dajtë