“Shqipëria evakuuon edhe vajzën e Ministrit Sveçla që studion në Izrael”
Operacioni i parë për evakuimin e shtetaseve shqiptarë që gjendeshin në Izrael përfundoi me sukses, për ata persona që u lajmëruan pranë ambasadës shqiptare atje.
Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme i thanë gazetës Tema se në grupin e parë prej 40 vetash ka shtetas të Shqipërisë Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Mes të evakuuarve është edhe vajza e Ministrit të Brendshëm të Kosovës Xhelal Sveçla, e cila ishte studente në Izrael.
Ajo udhëtoi së bashku me shtetasit shqiptarë drejt aeroportit të Rinasit ku e priste babai i saj, Ministri i Brendshëm i Kosovës.
Shqipëria ka ende shtetas shqiptarë në Izreal, por sot mbasdite në orën 17 hapësira ajrore u mbyll për shkak të shpalljes së gjendjes së luftës.
Autoritetet shqiptare kanë marrë masa të identifikojnë shteasit e tyre aty ku janë dhe do t’i evakuojnë sapo të krijohet mundësia e parë.