Shqipëri-Serbi, lotari për të hyrë në stadium – FSHF shpjegon si do të shpërndahen biletat

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave, për të gjithë shqiptarët ka filluar një tjetër numërim, një numërim mbrapsht i ditëve të mbetura deri në takimin e shumëpërfolur dhe shumë pritur Shqipëri-Serbi që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”.

Ky takim do të jetë me tifoz vetëm mbështetës të ekipit kuqezi, pa tifozë udhëtues e si rrjedhojë kërkesa për bileta për këtë ndeshje është në nivelet e padëgjuara më parë.

Kjo ka bërë që procesi i sigurimit të tyre, që ka filluar më 15 maj, është i ndryshëm nga ndeshjet e tjera. Fation Kodra, shefi i departamentit të komunikimit të FSHF-s sqaron në një intervistë me gazetarin e Top Channel, Endi Tufa, se çfarë hapash ndiqen për të siguruar biletën e kësaj ndeshjeje.

“Si fillim duhet të bëjnë një regjistrim dhe pasi të jenë regjistruar mund të aplikojnë për të blerë deri në 4 bileta në tribunat përkatëse. Pasi kanë përfunduar këtë proces do të marrin një konfirmim nga kompania e-ticket ku konfirmohet aplikimi. Kujtojmë që ky është një proces i hapur për të gjithë tifozët shqiptarë kudo që ndodhen”.

Lexo edhe:  Parashikimi i motit për ditën e sotme dhe ditët në vazhdim