Shqipëri: Pacienti hidhet nga kati i katërt i spitalit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin e Gramshit, ku një pacient 67-vjeçar është hedhur nga kati i katërt i dhomës ku ishte shtruar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:00 të mëngjesit, shkruan abcnews.

Personi i identifikuar si Hekuran Llapushi ka përfunduar në tarracën e katit të dytë, dhe për pasojë ka pësuar fraktura të shumta në trup dhe hemorragji, ndërsa është nisur drejt spitalit të Traumës, në gjendje të rëndë për jetën.

Lexo edhe:  “1.70 me 2.40 cm” –Patrioti nga Skenderaj thyen akullin, e punoi flamurin me 4000 mijë copëza letre