Shqetësuese: Rrahu gruan dhe dy fëmijët e tij, përfundon në pranga 43-vjeçari në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë dhune në familje është regjistruar të dielën në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, ku një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari E. E. rreth 43-vjeçar ka goditur me grushta bashkëshorten A. E. rreth 43-vjeçare si dhe fëmijët E. E. rreth 22-vjeçar dhe R. E. rreth 16-vjeçar, duke u shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Të përfshirët janë shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ndërsa ndaj të dyshuarit është lëshuar aktvendim për ndalim 48-orësh nën dyshimin për veprën penale “Dhunë në familje”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  37-vjeçari nga Lipjani dyshohet se u vetëvra nga presioni i fajdexhinjve