Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vazhdim

Sot nuk pritet ndonjë ndryshim i madh i motit, përveç se do të jetë pak më ngrohtë.

Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Pasdite vranësirat do të shtohen dhe zhvillohen duke kushtëzuar edhe ndonjë rrebesh lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 22 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme do të ketë rritje kryesisht të lehta të temperaturave. Parashihen intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Pasditeve pothuajse çdo ditë do të ketë zhvillime lokale të vranësirave konvektive që do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë kryesisht në viset kontinentale të rajonit tonë. Reshjet do të jenë të karakterit lokal. Shumë më pak rrebeshe priten në viset bregdetare.

Lexo edhe:  “Vidovdani” nuk do mbahet këtë vit në Gazimestan